‘Dy shtete, garanci për lirimin e Hashim Thaçit’, thotë avokati i ish-presidentit

23 Korrik 2021 | 15:32

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, u shpreh para Gjykatës Speciale në Hagë se disa shtete janë në gjendje të dalin garant për lirimin e tij.

Gregory Kehoe kritikoi Prokurorinë Speciale për mohimin e mundësisë së lirimit të Thaçit.

Po ashtu, avokati amerikan i Hashim Thaçit shtoi se Prokuroria e Specializuar e ka hequr tërësisht kontekstin kohor se kur planifikonte të niste gjykimin.

Korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë, Kosovë Gjoci raportoi se avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi tha se janë dy shtete që janë në gjendje të ofrojnë garanci për lirimin e tij nga paraburgimi.

“Këto janë shtete anëtare të NATO-s dhe nga burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për Slloveninë dhe Kroacinë.

Ankesa e avokatit lidhej me mungesën e besimit të Gjykatës në Hagë ndaj këtyre shteteve që janë anëtare të NATO-s dhe siç tha, e kanë kërkuar ekzistencën e kësaj gjykate”, raportoi korrespondenti Gjoci.

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit Thaçi dhe 3 ish-eksponentëve të UÇK për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.

Disa muaj më parë mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dorëzoi në Hagë një ankesë ku kërkohej heqja e aktakuzës ndaj tij, pasi theksohej se ka “mungesë të juridiksionit”.

Mbrojtja gjithashtu thekson se Thaçit i janë shkelur të drejtat për një dëgjim të drejtë dhe të paanshëm publik si dhe për një gjykim të drejtë, brenda një kohe të arsyeshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026