Kupa e Italisë, kualifikohen Juventus e Inter, derbi me Milanin në çerekfinale
Juventus siguroi mbrëmjen e së mërkurës kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës së Italisë pas suksesit në kohën shtesë ndaj Genoas. Skuadra e trajnerit Andrea Pirlo e pa veten në vanatazhin e dy golave pa u mbushur 25 minuta lojë me Kulusevski dhe Moratën.
Megjithatë, miqtë vendosën ekuilibrin duke i befasuar bardhezinjtë, që duhet të djersinin edhe në kohën shtesë për të kaluar më tej.
Heroi i mbrëmjes u bë 21-vjeçari Hamza Rafia, i cili shënoi në minutën e 105 golin e kualifikimit.
Për në çerekfinale arriti që të avanconte edhe Inter, që mundi po pas 120 minutash lojë Fiorentinën. Skuadra e trajnerit Antonio Konte do të gjejë në raundin tjetër rivalët e qytetit, Milanin që e kishte siguruar biletën për më tej një ditë më parë.
Lexoni gjithashtu:
Premier League, Manchester City ngjitet në vendin e tretë pas fitores ndaj Brighton
Super-Kupa e Spanjës, Barcelona siguron finalen duke fituar me penallti ndaj Real Sociedad
Bayern Munich eliminohet nga kupa nga një skuadër e kategorisë së dytë
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta