Mbrëmjen e së martës Milani u bë skuadra e parë që arrin çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Kuqezinjtë e Stefano Piolit mundën të kualifikoheshin me mjaft vështirësi ndaj Torinos, ndeshje me të cilën u zgjidh vetëm pas njëmbëdhjetëmetërshave.
Pas një pjese të parë, ku u ripa në fushë Zlatan Ibrahimovic si titullar, Milani iu afrua disa herë realizimit të një goli duke goditur edhe dy herë shtyllën me Dalot dhe Calabria.
Sidoqoftë plot 120 minuta lojë përfunduan me rrjeta të paprekura dhe të dyja skuadrat iu drejtuan njëmbëdhjetëmetërshave.
Vlen të theksohet se për Milanin ky ishte rezultati i tretë radhazi barazim në Kupën e Italisë, gjë që nuk ndodhte që prej vitit 1997, ndërkohë që në dhjetë ndeshjet e fundit kuqezinjtë kanë goditur dhjetë herë shtyllën.
Nga pika e bardhë e penalltisë kuqezinjtë rezultuan të saktë, ndërkohë që nga Torino nuk rezultoi kështu për Rincon. Portieri i Milanit Tatarusanu i priti atij penalltinë duke bërë që kuqezinjtë të kualifikohen me rezultatin 5-4.
Milan tashmë në çerekfinale pret fituesin e çiftit Inter-Fiorentina.
Lexoni gjithashtu:
Premier League, Manchester United merr kryesimin e kampionatit pas fitores me Burnley