Kupa e Shqipërisë, zhvillohet faza e 1/8, skuadrat e Superiores synojnë kualifikimin
Pavarësisht se kalendari sportiv parashikon angazhime të ekipeve përfaqësuese, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që këtë javë të zhvillohet paralelisht edhe raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë.
Të enjten do të zhvillohen gjashtë nga tetë përballjet e kësaj faze. Tirana synon kualifikimin ndaj Korabit, ndërsa fituesja në fuqi e trofeut, Teuta përballet me Kastriotin në stadiumin “Niko Dovana”.
Bylisi pretendon të marrë një biletë për në çerekfinale ndaj Dinamos. Nënkampionët e Kukësit për të avancuar më tej duhet të kalojnë Besën e Kavajës. Interesante duken dhe përballjet mes Skënderbeut dhe Pogradecit dhe Partizanit mes Apolonisë.
Të premten do të luhet Vllaznia-Elbasani, kurse të shtunën do të mbyllet kjo fazë me sfidën Laçi- Egnatia.
Duhet kujtuar që me vendim të FSHF-së, të gjitha fazat e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen pa ndeshje kthimi në edicionin 2020-2021.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta