Kur fati të merr jetën, futbollisti planifikoi të largohej pak para tërmetit

Futbollisti
18 Shkurt 2023 | 14:22

Christian Atsu, mesfushori i skuadrës së Hatayspor u nxor nga rrënojat mëngjesin e së shtunës nga grupet e kërkim shpëtimit.

Atsu u shpall i zhdukur prej 12 ditësh, ndërkohë qarkulluan lajme të rreme ku u pohua se ganezi ishte shpëtuar nga rrënojat pak ditë më parë, por gjithçka u përgënjeshtrua nga menaxheri i tij.

Në lidhje me ngjarjen tragjike ka reaguar dhe skuadra e Hatayspor në rrjetet sociale.

Drejtori i skuadrës, Fatih Llek tregoi dinamikën e plotë, ku sipas tij futbollisti do të largohej drejt Francës pak orë para tërmetit, por pas golit të shënuar anuloi planet.

“Ai foli me trajnerin duke kërkuar ditë pushimi pas ndeshjes kundër Gaziantep. Atsu planifikoi të largohej nga klubi nëse gjente një ekip të ri dhe kërkesa e tij u pranua nga trajneri Volkan Demirel dhe ai nuk luajti kundër Gaziantep. Duhej të shkonte në Francë për t’u bashkuar me familjen e tij, por kur luajti mirë dhe shënoi një gol në ndeshjen e radhës kundër Kasimpasa, Atsu anuloi biletën e tij të avionit. Tërmeti ndodhi pothuajse në të njëjtën ditë. Christian kishte një fluturim në orën 23:00, por e anuloi. Më pas ndodhi tërmeti në orën 4 të mëngjesit, tragjedi”, tregoi Llek. Atsu u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mark Malin, tha se po “kërcente nga gëzimi” kur ekipi kombëtar i Iranit u eliminua nga Kupa e Botës ...
08:02 | 01/07/2026

Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit

Franca e shkatërroi Suedinë me rezultatin 3-0 me dy gola të Kylian Mbappe për të avancuar në raundin e 16-tave të Kupës së Botës FIFA...
07:49 | 01/07/2026

Meksika mposht Ekuadorin, i jep fund pritjes 40-vjeçare për një fitore në fazën me eliminim direkt

Meksika mposhti Ekuadorin me rezultatin 2-0 në stadiumin plot atmosferë Estadio Azteca të martën, duke u kualifikuar në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës...
07:29 | 01/07/2026