Mbi 45 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, shumë të tjerë ende të zhdukur

18 Shkurt 2023 | 08:30

Numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka kaluar 45 mijë, raporton Al Jazeera.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi ka arritur në 39.672. Qeveria siriane dhe OKB thonë se më shumë se 5.800 njerëz kanë vdekur atje dhe numri i të vdekurve pritet të rritet pasi shumë janë ende të zhdukur.

Ekipet turke të shpëtimit vazhduan të kërkojnë sot rrënojat, megjithëse shanset për të gjetur të mbijetuar janë të pakta.

Ekspertët thonë se numri më i madh i të mbijetuarve duhej të shpëtohej brenda 24 orëve pas tërmetit.

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore mëngjesin e 6 shkurtit.

Epiqendra e tërmetit 7,8 ballë i shkallës Rihter ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.

Ai u pasua nga disa pasgoditje, njëra prej të cilave 7,5 ballë e shkallës Rihter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 miliard dollarë vitin e kaluar nga marrëveshjet e biznesit me kriptomonedha, sipas raportit të tij...
07:42 | 01/07/2026

Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili synonte t’i jepte fund fitimit...
07:36 | 01/07/2026

Një tërmet i fortë godet Meksikën, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të Rihterit goditi sot brigjet perëndimore të Meksikës, sipas shërbimit sizmologjik të vendit, Servicio Sismológico Nacional, SSN. Thellësia vlerësohet...
07:25 | 01/07/2026