Kur nis transporti publik dhe masat që janë marrë? Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas përgjigjet në Euronews Albania

27 Maj 2020 | 05:51

Transporti ndërqytetas është një ndër sektorët e fundit që do të hapet, me lirimin e masave ndaj coronavirusit.

Sipas kryeministrit Rama, në fund të muajit maj do të ketë strategji të reja për transportin publik, i cili do të hapet pjesë-pjesë. Ndërkohë, kompanitë e transportit publik duhet të zbatojnë një plan masash në mënyrë që të rikthejnë aktivitetin e tyre, duke përfshirë këtu edhe reduktimin e numrit të pasagjerëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema tha se ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga qeveria se kur mund të nisë transporti publik, por shtoi se po mendohet data 8 qershor, edhe pse asgjë nuk është ende e sigurt.

Teksa shpjegoi planin e masave të ndërmarra në mënyrë që transporti publik të mos sjellë rrezik për përhapje të mëtejshme të epidemisë, z. Mema tha se për këtë është duke u punuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe operatorët e transportit.

“Transporti do jetë me gjysmë kapaciteti, ndoshta në sedilje të kryqëzuara, apo do lejohen vetëm 2 familjarë në një sedilje, maskat, dorezat, dezinfektanti sigurisht.

Ne kemi kohë që presim që të fillojmë punë pasi situata për ne ka qenë e vështirë. Para pak kohësh dolëm me një deklaratë ku thamë se transporti me gjysmë kapaciteti është i vështirë për ne pasi bileta është e lirë.

I kërkuam qeverisë një rritje me 30 për qind të çmimit, gjë që nuk u pranua. U mendua se mund të ketë një kompensim të këtyre vendeve bosh në drejtim të taksave, tatimeve në mënyrë që të na i rimbursojnë, por për këtë jemi ende në negociata”, tha z. Mema.

Z. Mema theksoi se nisur nga fakti se qarkullimi i njerëzve në këtë periudhë është i reduktuar, të tilla do të jenë fillimisht edhe oraret e lëvizjes, të cilat do të reduktohen për t’ju kthyer normalitet shkallë-shkallë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026