Kurti dhe Haradinaj përplasen për veriun e Kosovës

19 Tetor 2021 | 14:07

Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj janë përplasur për veriun gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës.

Ish-kryeministri Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Kurti se me anë të aksioneve të zhvilluara për targat dhe dhe mallrat kontranbandë në Mitrovicë, kishte si qëllim të krijonte destabilizim.

“Ne jemi deputetë edhe politikanë, por donë ta rikthejnë diskutimin te morali i trupave në terren. Unë nuk e kam qëllimin te morali i trupave, se i besoj Policisë së Kosovës. I besoj ushtarit të Kosovës, unë frikën e kam tek ti kryeministër, që t’i qëllimshëm i ke ndërmarrë dy veprime që ta dorëzosh veriun. Këtë, jam duke e thënë. Pra, unë besoj që skenari i juaj me i ndërmarrë dy veprime dhe me lënë pastaj zbrazët që të forcohen kriminelët, dhe e ke bërë qëllimshëm”, tha Haradinaj.

Kryeministri Kurti nga foltorja e Kuvendit, ka replikuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke u shprehur se deklarata të tilla vetëm sa demoralizojnë policinë.

“Kriminelët në veri, strukturat kriminale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se tash, prandaj, nuk keni nevojë të më frikësoheni mua. Nuk dorëzohet veriu, por mos ngjallni dilema te policia kur të shkojë herën e ardhshme në veri, s’e kush e di për çfarë të ka çuar Albini atje. Kjo është e dëmshme dhe këtë s’ta ka borxh askush”, tha Kurti.

Javën e kaluar autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut.

Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve që jetojnë në këtë zonë. Përleshjet midis policisë dhe protestuesve lanë të lënduar 20 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë të Kosovës.

Kosova dhe Serbia ranë dakord në Bruksel më 30 shtator për një zgjidhje të përkohshme që përmes letrave ngjitëse të qarkullojnë veturat e njëra tjetrës në të dyja vendet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026