Kurti do të takohet më Vuçiç në Slloveni në prani Merkel dhe Macron
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen sot në Slloveni, në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron. Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania nga zyra e kryeministrit të Kosovës.
Në një deklaratë para takimit mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Samitin e Brdos në Slloveni Kurti tha se BE duhet të vazhdojë me zgjerimin që të bëhet Europë.
“Kanë kaluar me shume se tre vite që kur Komisioni Europian rekomandoi për të dytën here liberalizimin e vizave për shtetasit me Kosovën dhe është një padrejtësi e madhe që kjo nuk ka ndodhur ende dhe mungesë e trajtimit të drejtë të qytetarëve të vendit tone, të cilët kanë vuajtur shumë. Ne shpresojmë se ky Samit do të bëjë që Bashkimi Europian t’i qëndrojë besnik esencës së tij, dhe ky është zgjerimi. Si një nga projektet politike më të rëndësishme dhe proceset historike të paqes dhe prosperitetit që pas luftës së dytë botërore, BE duhet të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë që të shndërrohet në Europë. Dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor janë rajoni që i mungon BE-së për të qenë e plotë. Ne jemi në Europë, por Bashkimi Europian duhet të shndërrohet në Europë”, tha Kurti.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta