Kurti: Kosova e gatshme të marrë pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

30 Mars 2026 | 10:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare në Gaza. Kurti gjatë fjalës së tij shtoi se aktualisht është në shqyrtim një propozim i Ministrisë së Mbrojtjes, përmes të cilit i kërkohet Kuvendit miratimi për dërgimin e pjesëtarëve të FSK në këtë mision.

Ai gjithashtu tha se në fund të janarit të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ndau 500 mijë euro ndihmë humanitare për popullin palestinez në Gaza, si një akt solidariteti.

“Jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese ndërkombëtare për popullin e Gazës, edhe për faktin se ne vetë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi përfitues të pranisë së forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”, tha Kurti.

Sipas tij vitin e kaluar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e FSK-së kanë kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, ku u diskutua krijimi i një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën.

Ai vlerësoi kapacitetet e FSK, duke theksuar se ajo ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar në fusha të rëndësishme si kërkim-shpëtimi dhe në operacione të tjera të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35

Greqia nuk do të jetë e kënaqur nëse Shtetet e Bashkuara vendosin t’i shesin Turqisë avionët luftarakë F-35, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes i...
11:08 | 09/07/2026

Trump dha licencimin, zbulohet se raketat Patriot mund të prodhohen jashtë Ukrainës: Synohet të shmangen sulmet ruse! Ja vendi që diskutohet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës një licencë për të prodhuar raketa interceptuese Patriot, një...
10:56 | 09/07/2026

Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara

Deputetët e Partisë Laburiste janë përgatitur të nisin procesin për zgjedhjen e një udhëheqësi të ri pas dorëheqjes së Sir Keir Starmer, ndërsa Andy Burnham...
10:16 | 09/07/2026