Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur shumë mekanizma për t’u afruar me Shqipërinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në e 16-vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se 14 shkurtin e këtij viti nuk e shohin si një datë që kanë fituar, por si shans që i kanë dhënë qytetarët për bërjen e Kosovës republikë të zhvilluar, demokratike dhe me sistem drejtësie të konsoliduar.
“Kemi shumë punë përpara, mirëpo të gjitha betejat e vogla e të mesme janë fituar në mënyrë që të kemi shansin për betejë të madhe, prandaj edhe 14 shkurtin e këtij viti, ne nuk e shohim si një datë që fituam dhe duhet të rehatohemi, por si shans që na dha qytetari i republikës për betejën e madhe të bërjes së Kosovës republikë e zhvilluar, demokratike e me drejtësi“, tha ai.
Z. Kurti në 16-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në ato vite diskutonin zhvillimet politike, por edhe idetë për aksione.
“Është ky oborr në të cilën ndodhemi tani, vendi në të cilën jemi emancipuar duke diskutuar por njëkohësisht edhe e kemi zhvilluar Lëvizjen Vetëvendosje si organizatë, duke i falënderuar qytetarët të cilët fillimisht në Prishtinë e shumë shpejt anë e mbanë Kosovës dhe më gjerë na kanë mbështetur pa kursim e pa rezervë”, tha ai.
Kryeministri Albin Kurti theskoi se VV-ja ka përdorur mekanizma të shumtë për t’u afruar me shtetin e Shqipërisë.
“Alternativa jonë qeverisëse është po ajo edhe synimet tona vazhdojnë të mbeten të njëjta, mirëpo ne përdorim gjithnjë e më shumë mënyra, gjithnjë e më shumë mekanizma e instrumente për ta realizuar qëllimin e njëjtë, të bëjmë hapa drejt afrimit me Republikën e Shqipërisë dhe t’i ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shumë e sa më shpejt“, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta