Kurti: Marrëveshja Serbi-Rusi duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe ai rus Sergei Lavrov duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore demokratike.
Kurti, duke iu përgjigjur deklaratës se presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili tha se ka informacione që kryeministri i Kosovës ka qenë në kërkim të artilerisë me rreze veprimi më shumë se 10 kilometra, u shpreh se ky i fundit është një president i frikës dhe i kërcënimit.
“Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të Mbrojtjes, kemi ministër të Punëve të Brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjin tonë verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviqit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me Federatën Ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, -tha Kurti në një deklaratë për mediat e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviç dhe ai i Rusisë Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Albin Kurti tregon pse lejoi vizitën e kryeministres serbe në Kosovë
- Dialogu Kosovë-Serbi, çfarë prodhuan dy takimet e Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiç?
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta