Kurti mohon të ketë informacione rreth një ndërhyrje të mundshme të KFOR-it në veri

27 Shtator 2021 | 11:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mohoi sot të kishte informacione rreth një angazhimi të mundshëm të KFOR-it për situatën në veri.

Në konferencën për shtyp me homologun e tij të Shqipërisë, Edi Rama, Kurti tha se të gjitha vendimet e marra nuk kanë qenë politike, por “profesionale për sigurinë”. Ai theksoi se në çdo hap ka pasur koordinim dhe shkëmbime informacioni me KFOR-in.

“Nuk kam ndonjë informacion të tillë për ndonjë përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it,” – tha Kurti duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

“Ne diskutuam me gjeneralin [Franco] Federici, komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për situatën e sigurisë meqenëse i kemi policët tanë atje dhe ata e bëjnë vlerësimin e situatës. Pra vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, madje përmbajtja e tyre është shumë profesionale e sigurisë,” – shpjegoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se komandanti Federici po mban kontakt me kryetarët e komunave serbe në Veri në kuadër të interesimit për të qetësuar situatën.

Kurti tregoi se të dielën ka pasur diskutime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Përfaqësuesin për Politikë të Jashtme të BE Josep Borrell. Ai tha se është i hapur për bisedime dhe kujtoi se me këtë qasje ka qenë që më 20 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026