Kurti në 30-vjetorin e referendumit për pavarësi: Kosova bëri hap historik
Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka kujtuar 30-vjetorin e referendumit për pavarësi, duke thënë se shumica absolute ishin pro Kosovës shtet të pavarur.
“Para 30 vjetësh, në shtatorin e vitit 1991, me vullnetin e popullit dhe aspiratën për liri, Kosova bëri hap historik kah vetëvendosja. Ndërmjet 26 dhe 30 shtatorit 1991, me guxim të pashembullt, 87 për qind të votuesve të Kosovës, dolën masivisht në referendumin për pavarësi dhe me shumicë absolute votuan për Kosovën shtet të pavarur e me të drejtë të vetëvendosjes”, thotë kreu i qeverisë së Kosovës.
Kurti në një postim në Facebook thotë se referendumi për pavarësi erdhi si rrjedhojë e një sërë ngjarjesh të ndodhura pas ardhjes së Millosheviçit në krye të Serbisë, i cili rindezi nacionalizmin serbomadh dhe në vitin 1989 suprimoi autonominë e Kosovës.
“Në këtë përvjetor jubilar, kujtojmë me krenari dhe u jemi thellësisht mirënjohës të gjithë atyre burrave e grave që u organizuan për Referendumin e 91-tës, këtë akt të rezistencës dhe lirisë, ndërmarrje e vështirë dhe me shumë rrezik për kohën, e një ndër themelet e Republikës”, përfundon Kurti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta