Kurti: Nëse Serbia shton barrierat, ne do të kundërpërgjigjemi
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur masa të reja reciprociteti ndaj Serbisë. Në një konferencë për media, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka sqaruar vendimin e tij.
“Nëse Serbia shton barrierat, ne do të kundërpërgjigjemi. Prej momentin kur është identifikuar masa, ajo është studiuar dhe analizuar, dhe nuk ka kurrfarë taktikash politike”, është shprehur Kurti duke iu përgjigjur interesimit të mediave nga Serbia nëse vendimi për masa të reja reciprociteti ka të bëjë me taktizim politik.
Ndryshe, sipas vendimit të ri të Qeverinë në detyrë, asnjë maune nga Serbia nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në dokumente nuk është emri Republika e Kosovës.
Ministrat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë munguar në mbledhjen e parë fizike të Qeverisë në detyrë, në kuadër të fazës së tretë të masave të reja të lehtësimit kundër COVID-19. I pyetur për arsyen e mungesës së ministrave të LDK-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk i di arsyet.
“Për besën, nuk e di pse nuk kanë ardhur. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti.
Lexoni gjithahtu:
Thaçi reagon për vendimet e qeverisë Kurti: Mashtrime patriotike, rrëzohet marrëdhënia me SHBA e BE
Masa të reja kundër Serbisë, Daçiç: Minon dialogun
Albin Kurti merr 6 vendime kyçe, aplikon masën e radhës kundër Serbisë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta