Kurti përballë Vuçiç, analisti Hajrullahu: Kryeministri i Kosovës nuk shkon për të vijuar dialogun

15 Qershor 2021 | 10:31

Analisti, Muhamet Hajrullahu tha për Euronews Albania se takimi Kurti-Vuçiç është i një rëndësie të lartë, fillimisht prej takimit të dy figurave shumë të votuara në Kosovë dhe Serbi dhe më pas prej karakterit të takimit.

“Ne e dimë që ka pasur takime, zhvillime, bisedime në Bruksel e dialog të vazhdueshëm edhe në kohën e zotit Hashim Thaçi, zotit Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, por tashmë në Kosovë kemi një kryeministër tjetër dhe ai është Albin Kurti. Fakti që Albin Kurti do të jetë në tavolinën e dialogut është risi për faktin që për vite të tëra ka protestuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ka rrotulluar të gjitha ato makina e zhvillime që kanë ndodhur për dialogun në Kosovë e tashmë do ta kemi në tavolinën e bisedimeve me Vuçiç,” – u shpreh Hajrullahu.

Ai përmendi se qeveria e Kurtit përmend vazhdimisht se ky nuk është një vijimësi e dialogut por një takim për të përcaktuar modalitetet se çfarë do të ndodhë nga sot e më vonë.

Sipas tij ky mund të cilësohet edhe një “takim nervash” sepse do të ketë provokime dhe përplasje verbale, ndërsa theksoi se për të ky nuk do të jetë një takim që do të ketë ndonjë rezultat.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026