Kurti pret kongresmenët amerikanë, fokusi kryesor anëtarësimi në NATO
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti këtë të mërkurë në takim delegacionin bipartizan të dy kongresistëve amerikanë, Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Suhas Subramanyam, anëtar i Nënkomisionit për Çështje Ushtarake dhe të Jashtme.
Mësohet se nga temat kryesore për të cilat foli kryeministri Kurti, ishte mbrojtja, përkatësisht paqja dhe siguria në rajon. Ai e falënderoi delegacionin për përkrahjen për anëtarësim në NATO, në veçanti për Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilat mbështesin aspiratat e Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe bëjnë thirrje që forcat amerikane të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të KFOR-it.
Kurti, vuri theksin edhe te përputhshmëria në politikën e jashtme. Po ashtu, ai diskutoi për investimet e Kosovës në mbrojtje dhe për tema të tjera, si zhvillimi i teknologjisë në vend, ku foli për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në këtë fushë dhe në tregti në përgjithësi, si dhe për reformat në fushën e arsimit.
Para Prishtinës, kongresistët zhvilluan vizitë në Luginën e Preshevës. Në këtë kontekst, Kurti tha se duhet të ketë të drejta të krahasueshme për pakicat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun