Kurti raporton në Kuvend: Njohja e Kosovës dhe pranimi i krimeve të luftës, janë parimet tona në dialog

11 Qershor 2021 | 12:36

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti raportoi sot në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi se duhet një konsensus për këtë çështje.

Teksa tha se ka ftuar krerët e partive për të harmonizuar qëndrimin, z. Kurti renditi sipas tij edhe parimet në këtë proces.

“Pranimi i realitetit të një Kosove të pavarur nga e Serbisë, pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë, barazia e përfaqësuesve dhe qytetarët si përfitues përfundimtar, janë parimet tona udhëheqëse në dialog”, u shpreh ai.

“Është e rëndësishme që palët e përfshira në bisedime të dizajnojnë që në fillim komponentët e procesit që garantojnë konvergjencën drejt synimit përfundimtar. Kjo duhet të përfshijë kornizat makro mbi elementet përbërës dhe thelbësorë të marrëveshjes”, shtoi ai.

Kurti nënvizoi se në procesin e dialogut duhet njohje reciproke mes dy vendeve, njohje nga 5 shtete të BE-së, anëtarësim në Kombet e Bashkuara, si dhe mbrojta reciproke e të drejtave të komuniteteve respective e të ngjashme.

“Palët në tavolinë duhet të ndihen të barabartë në secilën fazë të bisedimeve, marrëveshjet e arritura për çështjet e pazgjidhura duhet të kalojnë edhe testin e përshtatshmërinë me normal ligjore dhe standardin e BE-së”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Dialogu Kosovë-Serbi, Ardita Sinani: E domosdoshme që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në atë tryezë

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, Kurti do të raportojë mbi ecurinë e procesit të dialogut

Në Kosovë ka pritje minimale për takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026