“Kurti të mos bjerë pre e provokimeve”, analisti Shabani komenton deklaratën e Vuçiç
Analisti Zekirja Shabani tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të bjerë pre e provokimeve të presidentit serb, ndërsa shtoi se të dyja palët janë të interesuara ta stërzgjatin e mos të ketë një marrëveshje shumë të shpejtë.
“Nuk pres që zoti Kurti të bjerë në provokimeve të z. Vuçiç për shkak se nuk do i bënte mirë as tij dhe as procesit në përgjithësi. Po pres që zoti Kurti të vazhdojë atë që ka premtuar para se vinte në pushtet”, u shpreh ai.
Ai theksoi se Vuçiç duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për veprimet apo aktet që janë marrë në Kosovë gjatë luftës.
“Nuk është një nismë e mirë me këto deklarata. Nuk është një sinjal i mirë kur në Bruksel pritet të arrihet një marrëveshje përfundimtare“, tha ai teksa komentoi deklaratën e Vuçiç para takimit në Bruksel.
“Vuçiç nuk po shkon në Bruksel për të arritur një marrëveshje, por të provokojë situatën”, shtoi analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta