Kurti: Urojmë që së shpejti të hapim kufijtë për bashkatdhetarët
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe shefin e stafit të tij, Luan Dalipi, kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Evropa dhe Australia.
Kurti, fillimisht ka falënderuar ata për angazhimin e tyre në Kosovë dhe ka theksuar se Qeveria që ai drejton, promovon një komunikim të dyanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës me diasporën.
Sipas një komunikate të Qeverisë, në kuadër të këtij takimi është diskutuar për rolin e qeverisë në lehtësimin e investimeve të huaja direkte, si dhe planin për krijimin e Këshillit Nacional për Investimet e Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti i njoftoi pjesëmarrësit e këtij takimi virtual që këtë javë, së bashku me Qeverinë Gjermane, është lansuar thirrja për t’iu bashkuar Parkut të Trajnimeve dhe Inovacionit (ITP) në Prizren.
“ITP në Prizren do të shërbejë si një pikë qendrore në rajonin e Ballkanit Perëndimor për inovacion, zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit. Kryeministri theksoi se “derisa jemi ende duke punuar me vëmendje të plotë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi filluar lehtësimin e masave në përputhje me situatën epidemiologjike. Urojmë që së shpejti do të hapim kufijtë e Kosovës për bashkatdhetarët tanë.”, thuhet në komunikatë
Në fund, kryeministri në detyrë Kurti siguroi të ata se Qeveria që ai drejton është duke punuar që të krijojë të gjitha kushtet për bizneset nga diaspora për të investuar në atdhe.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta