Kurti: Vetëvendosja nuk ka qenë kurrë më e fortë, Vitia do të jetë në krye të Prishtinës

18 Tetor 2021 | 14:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i kënaqur me rezultatet që kanë arritur kandidatët e Vetëvendosjes nëpër komuna, edhe pse VV nuk ka arritur asnjë fitore në raundin e parë.

Në një deklaratë për mediat, Kurti tha se Vetëvendosje është tashmë forcë e parë dhe kurrë nuk ka qenë më e fortë, ndërkohë që 10 vjet më parë ka qenë e treta.

Kreu i VV-së u shpreh i bindur se kandidatët e kësaj force politike do të fitojnë në çdo komunë ku janë në balotazh, përfshi edhe kandidatin e Prishtinës, Arben Vitia.

“Tash jemi të parët edhe sa i përket zgjedhjeve parlamentare dhe tash që jemi të parët dhe në nivel komunal dhe parlamentar në Republikën e Kosovës pa dyshim ë kjo na bënë më të kënaqur sepse kurrë nuk kemi qenë më të fortë, më të fuqishëm. Në balotazh synojmë të fitojmë ku do që kemi në balotazh prandaj them se kandidatët e Vetëvendosje do të angazhohen për çdo votë. Qysh sonte kam takuar një takim me kandidatët që janë nëpër komuna dhe pa humbur kohë do të fillojmë të bëjmë planet tona si do të ecim më tej”, tha ai.

Si kryeministër, Kurti tha se është krenar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.

“Si kryeministër jam fort krenar që kishim miq nga BE të cilët vëzhguan edhe demokracinë tonë e cila mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit dhe jo vetëm, ata panë se përveç xhudos, filmit dhe programit të vaksinimit Kosova shkëlqen edhe me organizimin e procesit zgjedhor”, tha Kurti.

 

.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026