Kush abuzoi me “Eyes of Tirana”? IKMT gjobiti Armand Lilon, gjykata ia fshiu  

1 Tetor 2022 | 20:19

Ndërtuesi i kullës “Eyes of Tirana” ka marrë gjobë me vlerë 1.3 mln euro në muajin qershor. Për katet pa leje që shtrihen në një sipërfaqe 4600 m2, IKMT e ka firmosur penalitetin, por gjoba nuk është paguar

“E çon në Gjykatë gjobën dhe gjykatësi rrëzon shtetin. Një gjykatës, i verbuar dhe i padenjë i thotë shtetit jo”- tha Rama.

Sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, biznesmeni që ka shtuar 7 kate përtej projektit të miratuar, është Armand Lilo. Drejtuesi i kompanisë  “Ideal Construction”  ka në pronësi edhe kompaninë e ndërtimit Arlis Construction dhe mesa duket për qeverinë ky ndërtues është bërë shkas që të hartohej një VKM e rë për ndërtimet pa leje.

“Ky ka qenë rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar ne, të futemi me vendimin e fundit të qeverisë për të vepruar në një mënyrë të atillë që të mos ketë mundësi që të futet asnjë prokuror dhe gjykatës i korruptuar në mes”- shtoi kreu  i qeverisë.

IKMT ka kallëzuar penalisht të gjithë këtë periudhë 40 firma ndërtimi dhe më shumë se 40 zyrtarë, për ndërtimet pa leje, por asnjë prej tyre nuk është dënuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026