Emrat më të lakuar për zëvendësimin e Ardi Veliut
Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen nga detyra ditën e djeshme. Me anë të një letre drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama, Veliu u shpreh se largimi i tij nga posti ishte për arsye personale.
Gazetari i Euronws Albania Eni Ferhati raportoi pak momente para se të shpallej emri i personit që do të zëvendësonte Veliun se Gledis Nano, kreu i anti-terrorit i cili gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve, sidomos asaj të SHBA-së ishte një ndër pretendentët kryesorë për postin.
Disa nga emrat e tjerë që u lakuan se do të propozoheshin nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Këshillin e Ministrave ishin Edmond Rizai, drejtori Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i departamentit për Policinë Kriminale Tonin Vocaj
Veliu mbajti detyrën e kreut të policisë për rreth 4 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gledis Nano emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
- Gazetari Ferhati: Edhe për Lleshajn thuhet se ia kërkuan shkarkimin, s’ishte dorëheqje
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta