Kush e fiton Kampionatin Europian? Merkel dhe Draghi mbrojnë skuadrat kombëtare

22 Qershor 2021 | 09:14

Kampionati Europian është në qendër të vëmendjes jo vetëm të sportdashësve, por edhe politikanëve.

Udhëheqësit, gjerman dhe italian u takuan në Berlin dhe çështja kryesore e bisedimeve, përtej politikës, ishte pyetja: kush do ta fitojë ndeshjen e futbollit Euro 2020 të së mërkurës dhe do të sigurojë kualifikimin? Gjermania dhe Italia cilësohen si pretendentë kryesorë të Euro 2020, ndonëse “azurrët” deri më tani nuk kanë humbur asnjë ndeshje.

“Për sa i përket agjendës sonë dypalëshe, mendoj se mund të them se nuk ka probleme të mëdha bilaterale që duhet të diskutohen, përveç natyrisht, pyetjes se si po përparojnë skuadrat në Kampionatin Europian. Aty besoj se kemi emocione të ndryshme”, – u shpreh duke qeshur kancelarja Angela Merkel.

“Epo edhe në futboll ne jemi dakord për gjërat. Të dy jemi dakord që Mister Gosens është një lojtar shumë i mirë për Bergamon”, – tha kancelarja, duke iu referuar lojtarit kombëtar të Gjermanisë, Robin Gosens, i cili ishte pika kyçe në fitoren e Gjermanisë kundër Portugalisë.

Ndër të tjera, kryeministri italian, Mario Draghi tha se sipas tij, finalja e Kampionatit Europian të Futbollit duhet të zhvillohej në Romë jo në Londër, për shkak të situatës nga pandemia.

“Unë do të përpiqem të ndaloj zhvillimin e finales në një vend ku infeksionet po rriten me  shpejtësi”, – u shpreh Draghi në një konferencë shtypi në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kur u pyet nëse ai ishte në favor të kalimit të finales në Romë.

Mes të tjerash liderët diskutuan edhe për pandeminë dhe emigracionin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026