Kush është fajtor për gjendjen në Shqipëri? Populli apo elitat? Debat mes analistëve

6 Prill 2021 | 21:01

Ermal Hasimja, politolog, thotë se alternativat e reja politike në Shqipëri nuk kanë pasur sukses për shkak të mjedisit por edhe për shkak se nuk ka pasur alternativa të besueshme.

Por nga ana tjetër analisti tregoi edhe një rast në zgjedhjet e vitit 2015 për Bashkinë e Tiranës për të treguar se dhe qytetarët nuk i kanë përkrahur të rinjtë në politikë.

“Kemi qenë me Gjergj Bojaxhiun ku në Bllok dhe Komunën e Parisit në disa kuti votimi kemi marrë deri në 19% të votave. PD e quante “Stalingrad” Bllokun, shkuam aty në një mbledhje ku ishin 30-40 veta dhe e kuptoje shumë qartë që ishin elektorat i majtë. Futet njëri në mes të bisedës dhe tha e di si është puna, dua të marr një leje ndërtimi dhe t’i tha po u bërë kryetar bashkie do ma japësh lejen? Gjergji i tha jo, e mirë tha qenke kot dhe iku”, u shpreh z. Hasimja.

Nga ana tjetër kryeredaktori i gazetës ‘Dita’, Adrian Thano tha se populli ka dhënë sinjale për është tradhtuar në nismat për ndryshim. Ai mori si shembull rastin e protestës së “21 Janarit” për të thënë se është cinike të fajësosh popullin.

“Nuk është se populli nuk ka dhënë në daç me votën dhe në daç me opinionin publik sinjale. Në 2013 p.sh ka votuar për ndëshkim, nuk ndodhi. U ngrit më 21 janar me ndëshkuar atë që dukej qartë. Po çfarë ndodhi pas 21 janarit? Ai për të cilin populli u ngrit nga hajdut me bllok u bë i denjë për të bashkë qeverisur. Populli është tradhtuar nga elitat. Nuk ka asnjë mundësi që të jetë populli fajtor, është shembulli që japin elitat”, tha z. Thano.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021