Kush është gruaja e parë presidente në historinë e Meksikës

3 Qershor 2024 | 16:24

Shkencëtarja e klimës Klaudia Sheinbaum do të jetë presidentja e parë femër në historinë e Meksikës, pasi fitoi me rreth 60 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

“Do të jem gruaja e parë presidente e Meksikës. Nuk arrita e vetme deri këtu, ia arritëm të gjithë së bashku”, u shpreh Sheinbaum përpara simpatizantëve.

Kandidatja e partisë në pushtet bëri fushatë me premtimin për të vazhduar kursin politik të caktuar në 6 vitet e fundit nga presidenti në ikje dhe mentori i saj politik, Andrés Manuel López Obrador.

Dita e zgjedhjeve në Meksikë u shënua nga akte dhune pasi një kandidat për këshillin bashkiak të qytetit Kuitezo u qëllua për vdekje nga dy vrasës me motor.

Banorët votuan nën një prani policie të theksuar dhe më vonë kaluan pranë kandidatit të vrarë, Israel Delgado, për të ndezur qirinj në nder të tij.

Rreth 100 milionë persona ishin të regjistruar për të votuar, por pjesëmarrja ishte paksa më e ulët se në zgjedhjet e kaluara.

Gjatë fushatës Sheinbaum u fokusua më shumë tek çështjet sociale, duke premtuar programe financiare për rritjen e pensioneve për të moshuarit dhe për të nxitur të rinjtë drejt tregut të punës.

Por zgjedhjet u konsideruan edhe si një referendum për tashmë ish-presidentin Obrador, i cili dështoi të reduktonte dhunën e karteleve të drogës në Meksikë.

Sidoqoftë, partia e tij Morena aktualisht kontrollon 23 nga 32 postet e guvernatorëve të vendit dhe një shumicë të lehtë vendesh në dhomën e Kongresit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026