Kush është Javier Milei, nga figurë televizive në krye të shtetit argjentinas

20 Nëntor 2023 | 16:45

Herë vishej si Batman e herë si Xhoker. Herë të tjera zgjidhte kostumin e luanit. Asokohe, që daton vetëm pak muaj më parë, nuk ishin as karnavalet dhe as panairi i novelave grafike, por ishte fushata elektorale e kandidatit për president të Argjentinës, Havier Milei.

Në vetëm pak vite, populisti i së djathtës ekstreme, nga sot president i vendit latin, u kthye nga një figurë televizive në personazhin politik me kuorumet më të larta për shkak të qëndrimit të zjarrtë kundër “kastës politike”, të cilën e fajësonte për rrënimin ekonomik të Argjentinës.

I vetëquajtur edhe “Mbreti i xhunglës”, Milei arriti sukses aty ku të tjerët kishin dështuar: në tërheqjen e mbështetësve të ish-liderit Huan Peron dhe të atyre të ish-presidentit Mauricio Makri. Drejt zgjedhjeve, ai shkoi me moton: “Nuk po vij për të udhëhequr delet, por për të zgjuar luanët”.

Tani, fitorja e tij është mirëpritur nga partitë dhe liderët ekstremistë në mbarë botën. ish-presidenti amerikan Donald Tramp e uroi atë duke përdorur fjalët e sloganit të tij, “Milei do ta bëjë Argjentinën të madhe sërish”.

Po ashtu, zëvendës kryeministri i Italisë, Mateo Salvini, njëkohësisht lider i partisë së ekstremit të djathtë Liga, përdori “X-in” për t’i uruar Milei punë të mbarë. Mesazhe të ngjashme erdhën edhe nga ekstremistët e Spanjës dhe Portugalisë.

Sipas analistëve, ajo çfarë e bën Milei tërheqës është aftësia e tij për të kanalizuar zemërimin që argjentinasit ndjejnë ndaj klasës politike për shkak të inflacionit me tre shifra dhe varfërisë së rritur.

Aktualisht, inflacioni në vendin latin llogaritet në 140 për qind, ndërsa mbi 40 për qind e popullsisë lufton për të arritur deri në fund të muajit.

Edhe pse dikur shihej si një figurë periferike e politikës argjentinase, Milei e korri suksesin e tij duke zënë një vend në Dhomën e Deputetëve, dhoma e ulët e Kongresit argjentinas në vitin 2021.

Më pas, ai prezantoi synimin e tij për të kandiduar për president dhe tronditi sistemin politik të vendit kur mori më shumë vota në primaret e mbajtura në gusht.

Ai pritej të merrte kryesimin që në zgjedhjet e tetorit, por doli i dyti me 30 për qind të votave, 7 pikë më pakë se ministri i Ekonomisë, Serxho Masa.

I konsideruar shpesh herë si Donald Trumpi argjentinas, Milei arriti të kombinonte dashurinë për idealet e kapitalizmit me politikat konservatore sociale, që përfshijnë edhe kundërshtimin e abortit, të cilin Argjentina e legalizoi në 2020-n.

Nga ana tjetër, ai është në favor të shitjes lirshëm të armëve të zjarrit dhe organeve të njeriut. “Përse duhet që gjithçka të rregullohet nga shteti? Prona ime e parë është trupi im”, ka thënë në një sërë rastesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026