Kush është Memli Krasniqi, kandidati i vetëm që synon kreun e PDK-së

3 Korrik 2021 | 10:45

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit, ka nisur një reformim i elitës politike në Kosovë.

Ajo që vihet re është largimi i figurave të vjetra dhe vendosja e figurave të reja në drejtimin e partive. Këta të fundit, jo domosdoshmërish kanë qenë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme politike të Kosovës, si kontributi në luftë.

Ishte Lumir Abdixhiku, ai, i cili mori drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve, në një moment të vështirë të partisë, pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Kjo tregoi pikënisjen e këtij reformimi. Por, kjo situatë duket qartë edhe në zgjedhjet që po zhvillohen sot për kryetar të PDK-së, konventë në të cilin do të marrin pjesë 794 delegatë. I vetmi kandidat në garë është Memli Krasniqi, pasi edhe Enver Hoxhaj, vendosi që të mos kandidojë.

Por, kush është Memli Krasniqi që pritet të drejtojë PDK-në?

Memli Krasniqi u lind në Mitrovicë më 25 janar të vitit 1980, ku ka kryer shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Ai ka përfunduar studimet për “Shkenca Politike dhe Administratë Publike” në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në vitet 1999-2000 ai ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press”, ndërsa në vitin 2002 ka qenë drejtor për Marrëdhëniet me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Krasniqi ka qenë pjesë e tregut muzikor, pasi ka marrë pjesë në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”.

Rrugëtimin e tij politik e nisi në vitin 2004, ku u angazhua në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë, Hashim Thaçi.

Më pas, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Rinisë në këtë parti, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës.

Po kështu, ai ka qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së.

Ndërsa në vitin 2007, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport. Në tetor të vitit 2008, ai është emëruar Këshilltar Politik kryeministrit dhe Zëdhënës i Qeverisë.

Krasniqi është rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ndërsa është emëruar ministër në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport në shkurt të vitit 2011.

Në shkurt të vitit 2013, Krasniqi është zgjedhur nënkryetar i PDK-së për Çështje Organizative dhe të Rinisë.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026