Kush është Vjosa Osmani, gruaja e dytë në krye të shtetit të Kosovës
Vjosa Osmani është e dyta grua që mban postin më të lartë në Republikën e Kosovës, atë të presidentit të vendit.
Më herët Vjosa Osmani mbajti postin e kryetarit të Kuvendit, post i cili për herë të parë iu besua një gruaje.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vjosa Osmani e cila garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë më shumë se 300 mijë vota, duke rezultuar politikania më e votuar ndonjëherë në Kosovë.
Dikur aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më pas, Vjosa Osmani arriti të bëhej edhe nënkryetare e kësaj partie. Si deputete nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës në tri legjislatura, Vjosa Osmani ka qenë kryetare e Komisionit për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike dhe kryetare e Komisionit për integrime evropiane.
E lindur më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë, Osmani ka kryer studimet për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet e nivelit master dhe të doktoraturës po për drejtësi, Osmani i ka kryer në Universitetin e Pitsburgut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga gushti i vitit 2006 e deri në shtator të vitit 2010, Osmani ka qenë këshilltare e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, kur Serbia e kishte kontestuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Osmani ka qenë pjesë e ekipit ligjor që ka mbrojtur shpalljen e pavarësisë së Kosovës në GJND.
Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, Osmani ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së. Në këto zgjedhje ajo fitoi 176 mijë vota, duke dalë e dyta më e votuar në Kosovë, pas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Pas rrëzimit të qeverisë Kurti nisën dhe përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe drejtuesve të LDK.
Me propozim të kryetarit të atëhershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, në qershor të vitit 2020, me arsyetimin se kishte shkelur statutin e partisë kur ishte deklaruar kundër qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim ta shkarkonte Vjosa Osmanin nga të gjitha pozitat drejtuese në këtë parti.
Pas kësaj, nisi një periudhë afrimi mes Vjosa Osmanit dhe ish-kryeministrit, Albin Kurti, që rezultoi me përfshirjen e Osmanit në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, me një listë të saj të veçantë.
Vjosa Osmani është e martuar dhe ka dy vajza binjake.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vjosa Osmani zgjidhet President i gjashtë i Kosovës me 71 vota
- Vjosa Osmani betohet si Presidente: Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë
- Politika shqiptare uron Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta