Kush ishte Shinzo Abe, kryeministri japonez që qëndroi më gjatë në pushtet
Vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe në orët e para të mëngjesit të së premtes tronditi Japoninë, por edhe politikën në të gjithë botën.
67-vjeçari cilësohej një nga politikanët me më shumë influencë në kohët moderne. Shinzo Abe është kryeministri që ka shërbyer më gjatë në këtë detyrë. Ai e rimori qeverisjen në vitin 2012 dhe qëndroi deri në vitin 2020 kur dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore.
I lindur më 21 shtator 1954 në Tokio, 67-vjeçari i përkiste një familjeje të njohur politike. Abe ishte djali i ish-ministrit të jashtëm Shintaro Abe dhe nipi i ish-kryeministrit Nobusuke Kishi.
Ai studioi shkenca politikë në Universitetin Seiki të Tokios dhe Universitetin e Kalifornisë, por fillimisht u fut në biznes. Ai mbajti një sërë postesh në kabinet gjatë viteve 2000 dhe në vitin 2003 u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Liberal demokratike. Katër vjet më vonë, ai u emërua president i partisë dhe u bë kryeministër i Japonisë. Mandati i tij i parë u shoqërua me polemika dhe probleme shëndetësore, dhe dha dorëheqjen në vitin 2007. Rikthehet në vitin 2012 e deri në 2020 shërbeu si kryeministër i vendit për tu dorëhequr sërish për arsye shëndetësore.
Shinzo Abe ishte i njohur për politikën e tij të jashtme të ashpër dhe një strategji ekonomike që u bë e njohur gjerësisht si “Abenomics”.
Edhe pse nuk ishte kryeministër 67-vjeçari kishte një ndikim të madh mbi administratën aktuale – për shembull kur Rusia pushtoi Ukrainën, Abe tha se Japonia duhet të rriste shpenzimet ushtarake.
Gjatë mandatit të tij, Abe kërkoi të përmirësonte marrëdhëniet me Pekinin. Ai forcoi i lidhjet me Uashingtonin.
Pas lajmit të vrasjes së ish-kryeministrit liderë botërorë reaguan duke dënuar aktin e duke vlerësuar figurën e Shinzo Abe si një personalitet në botën e politikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh