Kush u dënua dhe çfarë ndodhi gjatë këtyre viteve me çështjen ‘Gërdeci’?
Dymbëdhjetë vite pas mbylljes së gjykimit, drejtësia shqitpare rihap çështjen “Gërdeci” për të vënë përpara përgjegjësisë ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun.
Mediu ka qenë një nga 29 personat e akuzuar si përgjegjës për vdekjen e 26 personave gjatë shpërthimit në pikën e demontimit të municioneve.
Ish-ministri qe akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Por më 14 shtator 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e pushoi gjykimin ndaj tij, pasi u zgjodh sërish deputet duke marrë imunitet.
Sot Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për ta ri-gjykuar.
Por çfarë ndodhi me çështjen “Gërdeci”, kush u dënua dhe çfarë ndodhi me familjarët e viktimave gjatë këtyre viteve? Euronews Albania sjell një përmbledhje të shkurtër.
Për çështjen “Gërdeci” u shpallën fajtorë 21 nga 29 të akuzuarit – disa prej tyre u dënuan në mungesë – por shumica e dënimeve u lehtësuan apo pezulluan në vitet më pas.
Të dënuarit si përgjegjës kryesorë:
- Ylli Pinari, 18 vite burg – Ish-drejtor i kompanisë shtetërore “Military Export Import Company (MEICO)”, nën varësi të Ministrisës ë Mbrojtjes, përgjegjëse për demontim dhe import-eksporte municionesh.
- Dritan Minxolli, 18 vite burg – Administrator i kompanisë “Albdemil” ku kryhej demontimi në Gërdec.
- Mihal Delijorgji, 10 vite burg – Nënkontraktues i kompanisë amerikane SAC, e cila ishte kontraktuar nga MEICO, pronar i kompanisë “Albdemil” ku kryhej demontimi në Gërdec.
- Sokol Ngjeci, 10 vite burg – Mbikëqyrës i punës, zyrtar i kompanisë MEICO.
- Luan Hoxha, 5 vite burg – Ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, dënuar në mungesë, larguar në SHBA në vitin 2012, ka fituar azil politik.
Të dënuarit e mësipërm janë aktualisht të lirë. Ata përfituan nga shkurtimi i dënimit në Apel, përllogaritja e ditëve të paraburgimit dhe ulja më vonë e dënimit për “sjellje të mirë”.
Pika e demontimit të armëve në Gërdec të Vorës u ngrit në vitin 2007 sipas një kontrate të nënshkruar nga MEICO dhe një kompani amerikane të quajtur SAC Inc. Aty demontoheshin kryesisht predha të vjetra të ushtrisë shqiptare.
SAC Inc e pati nënkontraktuar punën te “Albdemil”, që vijoi të demontonte edhe predha të kalibrit të lartë.
Mesditën e 15 marsit 2008 reparti i demontimit pësoi një shpërthim të fuqishëm që shkaktoi 26 të vdekur, mbi 200 të plagosur dhe mbi 1000 persona të evakuuar.
Për rastin, nuk pati hetime të plota të lidhjeve të kompanisë amerikane SAC Inc apo dhe përgjegjësive kryesore rreth mungesës së sigurisë nga “Albdemil”.
Shteti mori përsipër kostot e funeraleve dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar.
Kompania “Albdemil” u dënua të paguante rreth 120 mijë euro gjobë për dëmet, ndërsa pjesa kryesore e familjeve ngritën padi për dëmshpërblime.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta