Kushëriri i Valon Berishës humb jetën në aksident në Austri, mesfushori nga Kosova tentoi ta shpëtonte
Mesfushor i Zurich, Valon Berisha ka qenë dëshmitar i një aksidenti të rëndë në Austri ku për pasojë humbi jetën një kushëri i tij. Aksidenti ndodhi në fundjavë ndërsa dy kushërinjtë po udhëtonin me mjete të ndryshme.
Automjeti i i 38-vjeçarit që mbeti viktime doli nga rruga pranë stacionit të shërbimit Lindach pranë Laakirchen dhe përplasi ballë për ballë një barrierë prej druri. Berisha ishte duke drejtuar mjetin para
33-vjeçari u ndalua menjëherë dhe shkoi për t’i dhënë ndihmën e parë dhe duke njoftuar autoritetet të cilat nuk mundën ta shpëtonin 38-vjeçarin.
FC Zurich gjithashtu ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe shprehu ngushëllimet për Berishën.
“FC Zurich është thellësisht i tronditur nga aksidenti tragjik në Austri, në të cilin u vra një i afërm i ngushtë i lojtarit tonë Valon Berisha. Valon nuk ishte i përfshirë direkt në aksident, por u bë dëshmitar i ngjarjes. Klubi qëndron pranë tij dhe e mbështet në çdo mënyrë në këtë kohë të vështirë”, thuhet në reagim.
Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori
Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 10:32 Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 10:27 Mbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit
- 10:14 Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
- 10:12 Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
- 09:59 Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar