“Kushte çnjerëzore”, historiania: Spaçi mbase nuk ishte kampi i Aushvicit, por…
Studiuesja dhe arkivistja Nevila Nika ishte këtë të hënë në Euronews Albania për të folur për burgun famëkeq të Spaçit.
Ajo tha se mbase burgu i Spaçit nuk ishte njësoj si kampi i Aushviçit, por ishte shumë afër atij që quhet kamp shfarosjeje.
“Që të them se ishte një kamp shfarosjeje, siç ishte Lagret apo kampet e përqendrimit në Gjermani, mbase do të ishte pak si shumë, por gjithsesi ishte shumë afër. Fakti që u i thuhej gjallë a vdekur jeni këtu brenda, fakti që familjarëve nuk iu dhanë kurrë trupat e atyre që ekzekutuan. Në fund të fundit i ekzekutuat sipas ligjeve të kohës.
Ligji i dënonte me vdekje. Dakord u dënuan, po kufoma çfarë faji kishte a do i jepej familjes? I varrosën diku, ku askush se di. Familjarët mund ti takonin dy herë në muaj 15 minuta. Por për të shkuar deri atje një familjar donte 2 ditë, dhe mund të çonin deri në 15 kilogram rroba ushqim, por jo fruta dhe perime.
Në burg ushqimi ishte aq i keq sa ata vazhdimisht kishin probleme dhe helmoheshin. Ishte shumë afër një kampi shfarosjeje”,-tha historiania Nevila Nika.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit