Kushtet e motit shkaktojnë vonesa, pezullohet lundrimi drejt Italisë

23 Dhjetor 2024 | 13:53

Porti i Durrësit po përballet me sfida të shkaktuara nga kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në rajonin e Adriatikut. Si rezultat, ka pasur vonesa në mbërritjen dhe bregëzimin e trageteve, ndërsa disa shërbime janë pezulluar përkohësisht.

Kompanitë e lundrimit njoftojnë:

  • Trageti “AF Marina”, i planifikuar për nisje mesditën e sotme drejt Barit, Itali, ka pezulluar lundrimin deri në përmirësimin e motit.
  • Trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrimin pa pasagjerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Në port, proceset në terminalin e konteinerëve po vijojnë normalisht, ndërsa puna në terminalin e mallrave të përgjithshme dhe atë rifuzo është pezulluar përkohësisht për shkak të erës së fortë dhe reshjeve intensive.

Kompanitë e lundrimeve po monitorojnë nga afër situatën për të ndërmarrë edhe masat e nevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026