Kushtet e punës detyrojnë stafin mjekësor që të largohet, thotë mjeku Shehu

Alk Shehu
6 Prill 2022 | 13:04

“Arsyeja kryesore përse mjekët dhe infermierët shqiptarë largohen për të punuar në Gjermani, është ajo ekonomike, por edhe kushtet e punës”.

Kështu u shpreh për “Euronews Albania”, mjeku shqiptar në Hamburg, Alk Shehu.

“Arsyeja kryesore është padyshim arsyeja ekonomike, por nuk është e vetmja. Janë kushtet, mënyra e punës, si dhe garancitë që jep shteti ose institucioni ku ata punojnë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm”, shtoi Shehu.

Mjeku nënvizoi  se prej 6 vitesh stafi mjekësor po largohet masivisht nga Shqipëria.

“Stafi mjekësor, në veçanti mjekët dhe infermierët prej më shumë se 6 vjetësh, tentojnë dhe kanë ikur drejt Gjermanisë. Nëse shikojmë statistikat, në Shqipëri për 1000 banorë ka 1,1 mjek ndërsa norma  europiane është 4,4 mjekë për 1000 banorë. Kosova ka 2,7 mjekë për 1000 banorë”, u shpreh mjeku.

Sipas tij, numri i mjekëve që dalin në pension, është më i madh se i atyre që diplomohen.

“Po largohen aq shumë mjekë dhe infermierë, saqë nuk po mbulohen numrat e atyre që dalin në pension. Në Shqipëri dalin në pension rreth 350-400 mjekë në vit, dhe universitetet diplomojnë  250-280 në vit. Edhe sikur ata që diplomohen të rrinin në Shqipëri, përsëri do të kishte nevojë shtesë.”, shtoi Shehu.

Numri i infermierëve që janë larguar nga Shqipëria në vitin 2021 është pothuajse i njëjtë me numrin e atyre që kanë marrë licencën për të ushtruar këtë profesion.

Pandemia në vitet 2019 dhe 2020 duket se frenoi largimin e infermierëve, por gjatë vitit të kaluar ky numër thuajse u trefishua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026