Kushtetuesja “peng” i padive, shtyhen shqyrtimet e ankimeve për të skualifikuarit nga KED

4 Dhjetor 2020 | 15:20

Shtyhet shqyrtimi i ankimit të vendimit të KED për përjashtimin nga gara për në Kushtetuese të kandidates Zhaklina Peto. Shkak është bërë mungesa e vetë kësaj të fundit, e cila nuk u paraqit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Shqyrtimi i padisë do të zhvillohet të hënën. Ndërkohe kandidati tjetër i përjashtuar Shaqir Hasani ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues.

Për këtë, Apeli Administrativ i është drejtuar Këshillit të Lartë gjyqësor për të caktuar gjyqtarë të tjerë, që të shqyrtojnë kërkesën.

Këto padi dhe shtyrjet e shqyrtimit te tyre po mbajnë “peng” procedurat për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen funksionale të saj, në një kohë që ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuarpërfundojë brenda këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026