Kushtetuesja rrëzoi Albin Kurtin, Ilir Meta reagon për zhvillimet në Kosovë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, ku Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re.
Kreu i Shtetit shqiptar thekson se gjithmonë ka respektuar Kushtetutën, ndaj apelon që edhe në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane në raport me institucionet.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, shkruan Meta.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugën Avdullah Hotit të LDK-së për të krijuar qeverinë e re.
Përmes një postimi në profilin e rij në “Facebook”, kryeministri Kurti u shpreh shprehet se Vetëvendosja nuk kishte pasur shpresa të mëdha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por shton se ky vendim është përtej imagjinatës në nivel logjik e juridik.
“Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten.Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar. Për fund, ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik).Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim”, shkroi z. Kurti.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta