Kushton 35 mijë euro, vepra e rrallë e Salvadore Dali gjendet në garazh

3 Gusht 2025 | 15:45

Dy vite më parë, një pikturë e fshehur në një garazh në Londër doli në sipërfaqe gjatë një pastrimi shtëpie në Cambridge. Vepra rezultoi se ishte një nga punimet e  humbua të Salvadore Dalit.

Piktura e titulluar “Sulltani i vjetër” është realizuar në vitin 1966 dhe  paraqet një sulltan fisnik me një çallmë të stolisur me gurë të çmuar. Vepra është frymëzuar nga rrëfimet e Netëve Arabe. E realizuar në akuarel dhe stilolaps me bojë, kjo vepër është krejt ndryshe nga peizazhet ëndërrimtare të Dalí-t.

Vepra u porosit nga një çifti italian Giuseppe dhe Mara Albaretto. Ata kishin porositur Dalí-n për të ilustruar një Bibël. Por, siç ndodhte shpesh, artisti kishte planet e veta dhe nuk u bindej kërkesave edhe kur klientët ishin njerëzit më të pasur të Italisë.

Në vend të Biblës, Dalí nisi një seri ambicioze ilustrimesh të frymëzuara nga përrallat e “Një mijë e një netëve”, përmbledhja legjendare e tregimeve popullore të Lindjes së Mesme. Megjithëse ai tha se do të realizonte 500 vepra, ai përfundoi vetëm 100.

Gjysma e veprave të përfunduara u mbajt nga shtëpia botuese Rizzoli, e cila kishte planifikuar të nxirrte në qarkullim koleksionin – por më vonë ato u humbën ose u dëmtuan. Një prej tyre u shfaq papritur në vitin 2023, kur një tregtar veprash arti e gjeti “Sulltanin..” e Dalit në garazhin e një banese londineze. Vepra do të dalë në ankand më 23 tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026