Kuvajti shpall persona non grata dy zyrtarë të misionit diplomatik iranian
Kuvajti këtë të mërkurë shpalli dy anëtarë të misionit diplomatik iranian si persona non grata, duke kërkuar largimin e tyre nga vendi.
“Zëvendësministri i Punëve të Jashtme shpjegoi se ky vendim vjen pas agresioneve të vazhdueshme dhe të pamëshirshme iraniane me raketa balistike dhe dronë, të cilat u ripërtëritën në agim të sotëm duke synuar një numër objektesh civile dhe instalimesh jetësore, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kuvajtit.
Kjo masë u pasua me thirrjen e të ngarkuarit me punë të Iranit në Kuvajt, Hamed Hamid Yaqoubi Far, të cilit iu dorëzua një notë zyrtare proteste për shkak të sulmeve të fundit iraniane ndaj Kuvajtit.
Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin iranian që synonte infrastrukturën civile të Kuvajtit, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, tha Ministria e Punëve të Jashtme e vendit në një deklaratë më parë.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë