Kuvendi i bindet urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, nesër nuk ka seancë plenare

18 Nëntor 2020 | 15:11

Masat e reja të shpallura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën me pandeminë kanë detyruar Kuvendin që të anulojë seancën e radhës. Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi ka njofton se e enjtja do të jetë ditë pushimi për deputetët, pasi mbledhja në Kuvend bie ndesh me urdhrin e Ekspertëve të Shëndetësisë.

Sa i përket vazhdimësisë, Ruçi i është drejtuar me kërkesë Komitetit Teknik dhe Ministres së Shëndetësisë.

“Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020. Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit”, thuhet një njoftimin e shpërndarë për mediat.

Komitetit Teknik vendosi të ndalojë grumbullimet me mbi 10 persona, tubimet partiake dhe festat e ceremonitë familjare.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi thotë se puna në komisionet përkatëse do të vijojë përmes platformave online. 

“Puna në komisionet parlamentare vazhdon online”, sqarohet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026