Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, Kurti do të raportojë mbi ecurinë e procesit të dialogut
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare. Një ditë pas përplasjes me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic, në samitin e Tiranës, Albin Kurti do të dalë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të raportuar lidhur me dialogun me Beogradin dhe takimin me Vuçiç me 15 qershor.
Albin Kurti, ka qenë vetë ai që e ka kërkuar raportimin dhe me këtë rast ka hartuar një raport që ua ka dorëzuar deputeteve që mbrëmjen e djeshme.
Në rendin e ditës, parlamenti parashikon diskutime në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut, por opozita ka shprehur disa kundërshtime.
Partitë e opozitës presin që kryeministri të tregojë cila është qasja e tij në këtë proces të ri dialogu, parimet mbi të cilat do të negociohet, apo cilat janë “vijat e kuqe”
Gjithashtu opozita kërkon të dhëna në lidhje me ekipin negociator, objektivin që kërkohet të arrihet si dhe mënyrën si po sigurohet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.
Ekipi negociator pritet të jetë i njëjtë, me përjashtim të ish-kryenegociatorit të Kosovës, Skënder Hyseni, i cili thotë se pavarësisht takimeve që ka pasur me z. Kurti para disa kohësh, nuk do të pranojë dhe nuk ka arsye të jetë pjesë e këtij ekipi.
Thuhet se pjesë e këtij ekipi, që nuk e dihet nëse do jenë pjesë e 15 qershorit, pritet të jetë edhe Veton Surroi, i cili është një personalitet i njohur në Kosovë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta