Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin për vitin 2021
Më 64 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin për vitin 2021. Pas kësaj, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar të futet menjëherë në rend të ditës për lexim të dytë nesër në ora 14:00 dhe deputetët të dërgojnë amandamente deri në nesër në ora 10:00.
Me shumicë votash u aprovua kjo kërkesë dhe seanca do të mbahet nesër në orën 14:00. Ndërkohë, me 89 vota pro, është miratuar marrëveshja ndërkombëtare për impiantin e ujërave të zeza në Gjilan. Nesër pritet të votohen disa marrëveshje tjera ndërkombëtare.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë kërkoi publikisht, që Parlamenti të mos shpërndahet pa miratuar projektbuxhetin e vitit 2021.
“Dua të siguroj qytetarët, partnerët tanë, bizneset, që ne do të jemi në krye të detyrës, sidomos sa i takon në menaxhimin e situatës në pandemisë, në të cilën kemi treguar rezultate të mira. Unë para jush bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa miratuar buxhetin për vitin 2021.Kam mbajtur një takim edhe me bizneset dhe kërkesa e tyre është që ky buxhet të votohet. Pres që Kuvendi të miratoj buxhetin. Të mos pengohet puna deri në formimin e qeverisë së re”, theksoi Hoti para mediave.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta