Kuvendi miraton kërkesën e PS, pritet ngritja e Komisionit Parlamentar për të hetuar raportin e Dick Marty

26 Nëntor 2020 | 13:54

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili pritet të hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi Kosovën.

Ngritja e këtij Komisioni u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili sot në Kuvend u bëri thirrje krerëve të grupeve të tjera parlamentare që të mblidhen dhe të zgjedhin nëntë deputetë, të cilët do të jenë pjesë e komisionit.

Pas nisjes së punës, Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.

Mes tjerash, Dick Marty në raportin e tij përmend të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në qarkun e Matit, e cila sipas tij është përdorur për të kryer transplantim organesh.  

Lëvizja e socialistëve vjen disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së, ndërsa në Shqipëri ka pasur debate dhe sulme publike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me angazhimin e tij në kohën e luftës si këshilltar ligjor në misionin e OKB-së, UMNIK, që u mor me faktimin e krimeve serbe në Mitrovicë.

Kreu i PD-së është akuzuar se ka penguar hetimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve të Krushës së Madhe, ngjarje kjo e ndodhur më 25 mars 1999, por këto akuzat janë hedhur poshtë nga z. Basha.

Lexoni gjithashtu:

Socialistët kërkojnë zyrtarisht komision parlamentar për raportin e Dick Marty

Bazat e UÇK-së në Kukës, banorët mohojnë ekzistencën e burgjeve, hedhin poshtë pretendimet e Hagës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës përkrah Bashën: Akuzat ndaj tij shpifje politike

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Paris, Ylljet Aliçka: Mediat franceze mbuluan ethshëm raportin e Dick Marty

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, flet ish-ambasadori Shaqir Vukaj: Rusia fshihet pas gjithçkaje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026