Kuvendi voton dy ministrat e rinj të qeverisë “Rama”, betohen Xhaçka dhe Peleshi

4 Janar 2021 | 16:37

Parlamenti ka votuar sot ministrat e rinj të kabinetit “Rama”, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Xhaçka e cila do të jetë e para grua në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punë e Jashtme, mori 94 vota pro ndërsa katër deputetë votuan kundër kurse një votë ishte abstenim.

Kurse Peleshi ka marrë gjithashtu 94 vota pro për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, tri vota kundër dhe tri të tjera abstenim.

Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama” erdhën pas dorëheqjes së Gent Cakajt, i cili ishte ministër i Jashtëm në detyrë.

Pas kësaj dorëheqjeje, Kryeministri Edi Rama vendosi të “zhvendosë” Xhaçkën nga Bujqësia në krye të diplomacisë dhe nga ana tjetër të rikthejë në qeveri Peleshin, që më parë ka drejtuar Bujqësinë por që u shkarkua në vitin 2019 gjatë Asamblesë së PS.

Pas votimit në Kuvend, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi janë betuar para Presidentit të Republikës. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe betimit, Presidenti Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres Xhaçka dhe Ministrit Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi ndërsa mungoi prania e vetë Kryeministrit, Edi Rama.

3c8c1fe1 4e63 409d b0b8 c812ed94a877

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026