Parlamenti miraton ndryshimet në Kodin Penal për hetimin e krimeve zgjedhore

23 Dhjetor 2020 | 12:54

Në seancën e fundit plenare Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal për hetimin e krimeve zgjedhore, duke i vënë vulën të gjitha ndryshimeve në kuadër të reformës zgjedhore.

Ky ndryshim në Kodin Penal ishte një nga 8 ligjet e famshme që u vendosën në Këshillin Politik më 5 qershor përmes të cilave i jepen kompetenca SPAK-ut për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mbrojtje denoncuesve të krimeve zgjedhore.

 Vlen të theksojmë se ligji u rifut në rendin e kësaj të mërkure, pasi në seancën e javës së shkuar nuk ishte përfshirë një amendim sipas dakordësisë që palët kishin arritur në marrëveshjen e 5 qershorit.

Në seancën e sotme u zgjodh edhe kreu i ri i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Konkurrencës dhe Interesit, që do të jetë Evgjeni Bashari.

Ajo më herët ka qenë sekretare e përgjithshme e këtij institucioni dhe mori mbështetje unanime gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve pak ditë më pare, ndërsa në seancë mori 100 vota pro. Gjithashtu Kuvendi zgjodhi edhe Violeta Nikleka si anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë  me 92 vota pro.

Mes ndryshimeve të disa ligjeve për sigurimet shoqërore dhe të tarifave doganore, diskutimi i deputetëve u përqendrua në aktin normativ përmes të cilit i garantohet një pension i përhershëm familjes së 25-vjeçarit që u vra nga policia, Klodian Rasha pak javë më parë.

Në këtë mbledhje të fundit për vitin 2020, ra në sy mungesa e kryeministrit Rama i cili nuk ishte as në seancën e javës së shkuar. Sesioni i ri parlamentar do të nisë më 18 janar dhe pritet të jetë shumë intensiv, i ndikuar edhe nga zgjedhjet e 25 prillit.

Lexoni gjithashtu: 

Sot seancë plenare, pritet të zgjidhet kreu i ILDKPI-së

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026