La Liga, Atletico Madrid zgjeron kryesimin e kampionatit pas fitores kundër Sevilla

13 Janar 2021 | 10:20

Atletico Madrid zgjati më tej kryesimin e kampionatit spanjoll duke fituar 2-0 ndeshjen e së martës mbrëma përballë Sevillas.

Në stadiumin Wanda Metropolitano, skuadra e Diego Simeones iu fal golave të Correas dhe Saul Niguez për të ndalur pas 10 ndeshjesh pa humbje andaluzët e Julen Lopetegui.

Ndeshja nisi mbarë për madrilenët me një lojë dominuese që në fillim duke bërë të harrohet eliminimin nga Kupa e Mbretit prej një skuadre të kategorisë së dytë si Cornella.

Atletico, e cila në dhjetor humbi 2-0 përballjen derbi me Realin, kryeson tashmë kampionatin në kuotën e 41 pikëve, 4 më shumë se të ashtuquajturit “Los Blancos” të cilët kanë dhe dy ndeshje më tepër se skuadra e Simeones.

Zgjerimi i kryesimit u bë i mundur pasi Reali barazoi në fundjavë 0-0 përballë Osasunës.

Lexoni gjithashtu:

Kupa e Italisë, Milani kualifikohet me vështirësi për në çerekfinale

Premier League, Manchester United merr kryesimin e kampionatit pas fitores me Burnley

NBA, Joel Embiid shënon 54 pikë në fitoren e Philadelphia 76ers, L.A Lakers vijojnë ecurinë pozitive

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026