La Liga, ndaj Valladolid Barcelonës i mjafton Dembele, tashmë Atletico vetëm një pikë larg

6 Prill 2021 | 07:00

Një gol i minutave të fundit nga Ousmane Dembele i dha Barcelonës fitoren minimale 1-0 ndaj Real Valladolid të hënën, rezultat që i ngjiti katalanët në vendin e dytë të kampionatit spanjoll të futbollit.

Në një ndeshje që u vështirësua shumë nga fakti se Valladolid u mbyll krejt prapa, Barcelona vuajti për të konkretizuar aksionet e saj.

Skuadra e Ronald Koeman krijoi më shumë se 25 aksione dhe 10 goditje drejt portës kundërshtare, mirëpo u desh të vinte minuta e 90-të që një lojtar i saj të gëzonte një gol.

Dembele realizoi golin e tretë në 5 ndeshjet e fundit, i dyti në radhë që vjen në fund të një ndeshjeje pas atij të realizuar në minutën e 89-të ndaj Kazakistanit me Francën.

Barcelona përfiton kështu nga ndalesa e Atletico Madrid, që në fundjavë u mund 1-0 nga Sevilla dhe shkurton distancën me ta në vetëm 1 pikë.

Pas këtij rezultati vëmendja shkon te klasikja me Realin, në plan për t’u luajtur të shtunën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026