La Liga, Valencia “detyrohet të luajë” pavarësisht pretendimeve për fyerje raciste

5 Prill 2021 | 07:30

Mbrëmjen e së dielës ekipi i Valencias ndali përkohësisht ndeshjen kundër Cadiz-it dhe u largua nga fusha pasi një futbollist i saj tha se pësoi fyerje raciste nga një kundërshtar.

Klubi tha në një deklaratë për shtyp se u detyrua të vijojë ndeshjen pas kërcënimit nga gjyqtari me humbje në tavolinë nëse nuk do të ktheheshin në fushë.

Të ashtuquajturit “Los Murcielagos” protestuan pasi Mouctar Diakhaby tha se u fye nga mbrojtësi i Cadizit Juan Cala. Ky i fundit mohoi gjithçka. Rasti ndodhi rreth minutës së 30-të. Diakhaby refuzoi të luajë më dhe u zëvendësua nga Guillamon.

Skuadra iu rikthye fushës 20 minuta më vonë dhe e humbi ndeshjen 2-1.

“Gjyqtari u tha lojtarëve se do të kishin pasoja nëse nuk i kthehshin fushës,” – tha klubi i Valencias në një deklaratë për shtyp, – “Lojtarët u detyruan të luanin pas kërcënimit për ndëshkime.”

Kapiteni i Valencias Jose Luis Gaya tha se Diakhaby ishte i rënduar emocionalisht dhe nuk ishte në kushtet për të luajtur. Trajneri i Cadiz-it, Alvaro Cervera tha se lojtari i tij, Cala “nuk fyeu askënd” dhe se ai i besonte lojtarit të tij.

Mbrojtësi tjetër i Cadiz-it, Marcos Mauro iu shmang komenteve rreth këtij incidenti, por tha se Cala “është një shok i mirë skuadre” dhe “gjithmonë është i respektueshëm”.

Nëse Valencia përpilon ankesë zyrtare për çështjen, Federata Spanjolle e Futbollit do të duhet të marrë në konsideratë ndëshkime serioze. Zyrtarisht klubi ka deklaruar se shpreson që “çështja të hetohet plotësisht”.

Pas 29 javësh kampionat, Valencia dhe Cadiz i qëndrojnë mesit të tabelës së renditjes në vendin e 12-të dhe 13-të, ndërsa kryesimin e mban Atletico Madrid.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026