Lajçak fton Hotin në Bruksel, Thaçi kërkon liberalizimin e vizave së pari
Pa dhënë detaje për datën, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, i ka dorëzuar kryeministrit Avdullah Hoti ftesën për të vizituar Brukselin. Kjo ftesë për kryeministrin e Kosovës, vjen vetëm një ditë pasi i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, njoftoi se më 27 qershor palët do të takohen në Shtëpinë e Bardhë. Pas takimit me Hotin, Lajçak tha se rruga evropiane e Kosovës kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke përmendur procesin e dialogut të lehtësuar nga BE.
“Ky dialog i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është duke hyrë në vitin e dhjetë dhe mbështetet me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe tashmë ka sjellë rezultate reale dhe pa dialog të lehtësuar nga BE-ja kjo nuk do të ishte e mundur. Rruga e Kosovës në Bashkimin Evropian shkon përmes lehtësimit të marrëdhënieve me Serbinë. Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe ka vullnetin të ndihmojë për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës u shpreh i gatshëm për të rinisur procesin e dialogut ne Serbinë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
“Kam pasur disa diskutime para vizitës në Prishtinë, edhe sot e informova për qasjen tonë karshi procesit të dialogut, për një dialog qe përfundimisht e mbyll marrëveshjen dhe çështjet e hapura qe i kemi me shtetin fqinjë, për një dialog që i hap Kosovës perspektivën euroatlantike. I shfaqa gjithë interesimin tonë, gatishmërinë për të hy në këtë proces, jemi të përgatitur. Pres që në fund të vizitës së tij të takohemi përsëri”, tha Hoti.
Para Kryeministrisë, Lajçak u ndal në Presidencë, ku tha e ka njoftuar presidentin Hashim Thaçi për detajet lidhur me dialogun dhe synimin për mbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të pranueshme për palët.
“Mandati im është shumë i qartë, të ndihmojë në arritjen e një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha problemet, dhe do të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe vendet anëtare e BE-së. Nga unë pritet që ta mbyllë me një konkulzion të suksesshëm këtë proces që ka nisur më 2011 dhe kjo është pikërisht është ajo që dua të bëjë”, theksoi Lajçak.
Pasi njoftoi se do të takohet edhe me liderët partiakë, e më pas do të shkojë edhe në Serbi, Lajçak tha se nuk e di nëse do të jetë pjesë e takimit të thirrur nga SHBA.
“Sot, nuk e di a do të marrë pjesë në atë takim (në Washington). Gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes SHBA dhe BE, dhe pikërisht është kjo ambicia, që të vazhdojmë njëjtë dhe presim bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA”, shtoi ai.
Ndërkohë, presidenti Thaçi i kërkoi Lajçakut që Bashkimi Evropian, fillimisht, të liberalizojë vizat për kosovarët e pastaj të angazhohet për një marrëveshje që sjellë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Çdo përpjekje që çon në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor është e mirëseardhur. E konfirmova pozicionin zyrtar të shtetit të Kosovës, ky proces duhet të fillojë me liberalizimin e vizave, dhe duhet të përmbyllet me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.
Presidenti rikonfirmoi se Kosova do të jetë pjesë e takimit të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes SHBA dhe BE.
Lajçak u takua edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, e cila foli për rolin mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, në procesin që, sipas saj, duhet të udhëhiqet nga ekzekutivi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta