Lajçak i kërkon ndihmë Thaçit për dialogun Kosovë-Serbi

2 Tetor 2020 | 14:52

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Me anë të një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se temë diskutimi e kësaj bisede ishte dialogu dhe rruga e Kosovës drejt BE-së.

Sipas Thaçit, Kosova është e përkushtuar për dialog që dërgon në njohje reciproke, që sipas tij është e vetmja formë për paqe afatgjatë në rajon.

“Diskutim i mirë për dialogun dhe rrugën e Kosovës në BE me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak”, shkroi Thaçi.

“Ri përmenda se Kosova është e përkushtuar në një dialog me njohje reciproke, si formë e vetme e sigurimit të paqes së qëndrueshme dhe afatgjatë në rajon, si dhe përshpejtimit të integrimit evropian”, deklaroi Presidenti Thaçi, t’i ketë thënë diplomatit sllovak të BE-së.

E për bisedën që pati sot me presidentin e Kosovës, ka folur edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter, ka treguar se e ka informuar presidentin e Kosovës për arritjet e deritanishme në dialog. Madje, Lajçak ka thënë se Thaçi me përvojën e tij në këtë proces mund të ndihmojë shumë për të siguruar progresin e tij.

“Pata një video konferencë shumë të dobishme me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi këtë mëngjes. E informova për arritjet e deritanishme të BE në ndërmjetësimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Eksperienca e tij e gjerë dialoguese mund të jetë ndihmuese në progresin e mëtejshëm të procesit”, tha Lajçak.

Delegacionet e Kosovës e Serbisë do të duhej të takoheshin me 28 shtator në Bruksel në kuadër të dialogut. Megjithatë, sipas versionit zyrtar, takimi është anuluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndërkohë, jozyrtarisht është raportuar se insistimi i Serbisë për rihapje të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe refuzimi nga pala e Kosovës, ka bërë që të dështojë takimi i radhës mes Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026